Prej 1 viti në kërkim, policia arreston të dyshuarin kryesor për grabitjen me armë në Allias (EMRI)

0

Është arrestuar Markeljan Cungu autor i dyshuar i grabitjes në Allias në janar të vitit 2020.

Cungu është i dyshuari kryesor për grabitjen me armë të ndodhur në Allias, në banesën e çiftit Laze.

Markeljan Cungu së bashku me F.Mërtënikaj, kanë kryer grabitjen në janar të 2020.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i vendimit, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar, i ekstraduar nga Kosova, Markeljan Cungu, 24 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu