Shuarja e Guljelm Radosë nga Covidi, prek me fjalët djali i artistit: Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës…

0

 

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur Guljelm Radoja.

Artisti Radoja prej një muaji po përballej me virusin Covid 19 në spitalin e Durrësit, por ditët e fundit u transferua në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në gjendje intubimi, ku dhe ndërroi jetë ditën e sotme.

Në një postimi prekës në rrjete sociale në gjuhën shqipe dhe atë frënge, djali i artistit të njohur, pianisti Red Radoja, shkruan se sytë e të atit do ndrijnë akoma mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël.

Postimi i plotë: Pushofsh në paqe bab!

Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël …

Repose en paix papa …

Tes yeux continuent à briller sur le front de tes enfants et petits-enfants.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu