Prej mëse një jave Elbasani mikritës i sportistëve Ukrainës, flasin për Infowebtv sportistët (Video)

0

Qyteti Elbasanit prej mëse një jave është mikritës i sportistëve Ukrainës, të cilët në bashkëpunim midis dy Komiteteve Olimpikë, ka bërë të mundur strehimin si dhe zhvillimin e stërvistjes të sportistëve në ambinetët e stadiumit Elbasan arena.

Sot, Infowebtv, ka ndjekur disa sekuenca nga stërvitja e sportistëve Ukrainas . Ana Akcova, sportiste në hedhje “Çekiçi”, po stërvitet për të qenë në formë e saj më të mirë sportive. Ne shkëpusim nga stërvitja për të bërë një bashkëbisedim në lidhje me ardhjen në Shqipëri, mikritjen shqiptare, po ashtu edhe pasojat dhe vuajtjet që po heqin populli Ukrainës nga pushtimi Rus.
Ana Akcova: Si ndihesh që po stërvitesh në Elbasan dhe në Shqipëri?
Jo keq, por kemi një problem. Ne nuk kemi pajisjet sportive dhe hedhje me çekiç.

-Si e pritet që erdhet në Shqipëri? A mendoshin ndonjëher që do jeni në Shqipëri?

Një ditë përpara e morëm vesh, besoj se u pritëm mirë , dhe falenderoj të gjithë ata që u kujdesën që ne të largoheshim dhe të strehoshim, duke ju larguar luftës dhe ti rikthehemi stërvitjes, për të ruajtur formën sportive.

Ndërsa sportisti kërcim së larti Valintin Llobada shprehet:
Quhem Valentin. Jam nga Ukranina nga qyteti bBahamut.

Si u ndjen kur morët vesh qe do vinit në Shqipëri? A e njihnit Shqipërine përpara së të vinit?
E njohëm Shqipërinë 1 ditë përpara se të niseshim në Shqipëri; unë isha dhe i lumtur, por dhe jo i lumtur sepse unë erdha në Shqipëri për t’u stërvitur për kompeticionin, por ndihem i zhgënjyer sepse lash familjen mbrapa në Ukraninë në qytetin ku unë jetoj dhe ndihem keq dhe kam frik për familjen time atje.

Si e shihni që dhe shtete të tjera i ka dhënë mundësi ju sportisteve që të stërviteni?
Mendoj se është gje e mirë sepse çdo vend na ka dhënë mundësi në sportistëve që të stërvitemi dhe që të përgatitemi për kompeticionin europian dhe për kompeticionin botëror dhe shumë të tjera. Ne shpresojmë që lufta në Ukrainë të ndalojë urgjentisht, që ne të kthehemi sërish dhe të stërvitemi në vendin tonë.

Si e latë situaten në Ukrainë përpara se të niseshit për në Shqipëri dhe a komunikoni me familjet ?
Unë kontakoj me familjen time i telefonoj çdo ditë dhe flasim me anë të një shoku, ku ai me nis dhe foto të familjes time që të siguroj që janë mirë sepse në vendin ku është familja ime,  rrugët janë të shkatërruara nga bomba që bien në çdo moment, gjë e cila është shumë e frikshme. Por familja ime është e sigurtë dhe shpresoj që dhe në të ardhmen të jenë mirë kur lufta të mbarojë.

Stërvitja juaj a është një sfidë ndaj rusëve që ju të vazhdoni të luftoni me sportin duke sfiduar luftën?
Eshtë shumë e vështirë si pyetje sepse Rusët janë sportistë më të mirë dhe të fortë, por gjendja që është tani është e vështirë për t’u përgjigjur si pyetje sepse situata është e keqe dhe asnjë nuk e di si do i kenë Ruset dhe Ukrainasit në sporte dhe kudo mbasi të mbarojë lufta.

Për trajnerin Viktor Andresovic, a mendoni që mund të garoni kundër rusëve në kompeticione sportive?

Ai shprehet se ne nuk do garojmë kundër Rusisë sepse ne nuk do e falim Rusinë për luftën që shkaktoi e cila është e frikshme dhe nuk kemi keqardhje për Rusët.

A keni ndonje ide se ku ndodhen sportistët e tjerë?
Sportistet tanë gjenden në shtete të ndryshme si përshembull: Itali, France, Turqi, Poloni, Izrael.
A mendoni që do arrini t’i stërvisni sportistët në një tjetër vend siç jeni tani?
Trajnieri Andresovic shprehet: është ndryshe të stërvitesh në një vend ku ka siguri sepse në vendin tonë në nuk patëm mundësi të stërvisteshim sepse ushtarët rus erdhën për të sulmuar vendin tonë dhe ne qëndruam në shtëpi nga siguria.
Si ju priti Bashkia Elbasanit dhe komitetit Olimpik shqiptarë ardhjen tuaj?

Ne falenderojmë Shqipërinë për mundësinë që na dha për t’u stërvitur në këtë stadium dhe Shqipëria është një vend i mirë dhe e falenderojmë Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu