Historia e Shabanit nga Prrenjasi – lufta e tij me sëmundjen dhe problemet me fqinjin.

0

Sëmundja e diabetit e ka rënduar se tepërmi shëndetin e 66-vjecarit, Shaban Brahja. Ai banon në fshatin Rrajcës në Bashkinë e Prrenjasit. 3-vite më parë mjekët i prenë atij këmbën e majtë pasi sëmundja e diabetit ishte përkeqësuar shumë. Që prej atij viti, ai lëviz me karoce, por kohët e fundit rrezikon të presë edhe këmbën tjetër.

Problemi që ka sot Shabani dhe familja e tij, mbetet izolimi në shtëpi për shkak se i është bërë bllokimi i rrugës nga komshiu. 6-vite më parë, rruga u prish nga ndërtimi i shtëpisë së re dhe komshiu me ndërhyrje dhe miqësi pushteti e atëhershëm, e zgjeroi shtëpine duke mbyllur rrugën pr çdo urgjencë. Bashkëshortja dhe vajza e marrin në krah Shabanin për ta nxjerrë në rrugën nacionale.

Vajza e tij Elona dhe bashkëshortja Xhemilja, janë të shqetësuara e për më tepër thonë se gjendja shëndetësore e Shabanit, është tejet e rënduar dhe ai ka nevoja urgjente për hapjen e rrugës ndaj komshiut.
Sinkron/ Elona dhe Xhemilja
Bashkia e qytetit të Prrenjasit, pas ankesave të bëra nga familja e Shabanit, ka marrë përsipër të ndërhyjë për lirimin e rrugës dhe zgjidhjen e kësaj situate prej 6 vjetësh te Shabanit dhe familjes së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu