Presidenti i klubit të njohur shet klubin nga dëshpërimi

0

Dhuna dhe mesazhet ekstremiste dhe raciste janë pjesë e tifozerive më të nxehta në Europë dhe kudo. Por pak arrijnë nivelet e grupit La Familia e Beitar Jeruzalemit, aq sa vetë presidenti i tyre ka vënë në shitje ekipin 6 herë fitues i kampionatit, nga dëshpërimi për pozicione traciste që shpesh herë degjenerojnë në dhunë.

Rasti i fundit, gjatë përballjes së Beitarit me Hapeol Tel Aviv, ku pjesëtarë të La Familia filluan një përleshje me tifozët e ekipit të tyre për shkak të  blerjes së një lojtari me ngjyrë dhe mysliman, Youssouf Mara, ndërkohë që vite më parë u kërkua zyrtarisht nga grupi i organizuar që lojtari Ali Muhammed të ndryshonte emrin, sepse nuk mund të shkruhej në atë fanellë.

Një nga tifozët që u kanosën nga La Familia ishte edhe një grua me aftësi të kufizuara, e cila përfundoi në spital. “Në tifozerinë tonë nuk ka vend për gra dhe invalidë”, ishin fjalët përbuzëse që në logjikën e tyre ishte faji i vetëm i gruas.

Beitar Jeruzalemi ka qenë gjithmonë një ekip që ka mbledhur tifozerinë e ekstremit të djathtë në Izrael, ndërkohë që në origjinë ka përfaqësuar ekipin e hebrenjve mizrahi, më konservatorë.

Tifozët e Beitar ishin shkaku i anulimit të ndeshjes në Belgjikë ndaj Genk, ku portieri i belgëve mbeti i plagosur në kokë nga një fishekzjarr. Dhuna e ditëve të fundit u kritikua nga vetë qeveria dhe presidenti i klubit,  Moshe Hoegg, prej kohësh po tenton ta shesë Beitar.

Ndërkohë, La Familia është shndërruar edhe në protagonisten e një dokumentari në Netflix, me një titull paradoksal aq sa të trishtë: Forever Pure, një rikthim tek një identitet  ku gjaku “i pastër” është kusht, dhe që shkon padyshim ndesh me historinë e një kombi .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu