Prokuroria kërkon zgjatjen e afateve me paraburgim për rusen, mbrojtja përjashtimin e gjyqtares

0

Svetlana Timofeeva rusja 33-vjeçare e cila u arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit është ende në paraburgim.

Timofeeva paraqitet sërish para gjykatës, këtë herë me kërkesë të prokurorisë e cila kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit.

Por mbrojtja kundërshton pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.

Gjyakata e Elbasanit ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë. Kjo ka bërë që mbrojtja të kërkojë përjashtimin e gjyqtarit.

Nisur nga fakti që gjyqtar i çështjes është kryetarja e gjykatës, kërkesën për përjashtim duhet ta shqyrtojë Gjykata e Apelit ne Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu