Pronarët e hotelit në Himarë tmerrojnë familjen e pakënaqur. Përsëritet historia e “Mihalit” (VIDEO)

0

Të gjithë e mbajnë mend Mihalin në jug të vendit pranë kështjellës së Ali Pashës kur u bë viral pas videos famëkeqe me turistët spanjollë.

Diçka e ngjashme duket se është përsëritur në jug të vendit, kësaj here në Himarë.

Një çift pushuesish, kësaj here shqiptarë me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhës, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë.

Çifti kishte prenotuar për tre ditë hotelin, të premte, të shtunë dhe të diel, por pak ditë më parë kanë kërkuar nëse ishte e mundur të shkonin që të enjten dhe nga ana e hotelit i është dhënë përgjigje pozitive.

Ndërsa qëndrojnë për dy ditë, çifti i pakënaqur nga kushtet tenton të largohet të shtunën, duke kryer pagesën për ditët e qëndrimit, por pronarja nuk i lejon duke i kujtuar se kishin prenotuar deri të dielën dhe duke i kërkuar pagesën.

Dy pronarët, burrë e grua kanë dalë në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohen. Në videon e siguruar nga Gazeta Shqip dëgjohet dhe e qara e vajzës së vogël që duket shumë e shqetësuar për atë që po ndodh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu