Protesta kundër Vuçiç, Rama merr masa! Nisin punimet në hyrje të Kryeministrisë

0

Kryeministri Edi Rama ka nisur punimet në kryeministri në orët e vona të mbrëmjes. ‘Joq’ ka ndarë një video në të cilën shihen punëtorët që vijojnë saldimet në hyrje të institucionit.

Nuk dihet nëse policia do të jetë prezentë në hyrje të kryeministrisë në orët në vijim.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thirrur pasditen e sotme në orën 16:00 protestë kombëtare në Tiranë. Lideri historik i PD-së ka njoftuar se protesta do të nisë nga selia blu, ku edhe do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Berisha ka bërë të ditur se objekti i protestës do të jetë takimi që do zhvillohet në këto dy ditë në Shqipëri mes Kryeministrit Rama, Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të projektit “Ballkani i Hapur”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu