Pse dita e 5-të deri në të 10-ën janë kaq të rëndësishme kur je me Covid-19

0

Pyetja më e zakonshme që i bëhet çdo njeriu të infektuar me Covid-19 është: “Pas sa ditësh t’u shfaqën simptomat?”

Të shënosh në kalendar shenjat e para të kësaj sëmundjeje, të masësh temperaturën dhe nivelin e oksigjenit janë hapa themelorë për monitorimin e këtij lloj infeksioni.

Deri më tani, Covid-19 ka treguar se është i paparashikueshëm përsa i përket shumëllojshmërisë së simptomave që shfaq, por në pjesën më të madhe të rasteve ka shfaqur të njëjtën lloj strukture.

Ndonëse pjesa më e madhe e pacientëve e marrin veten brenda 1 jave, një pjesë tjetër “kalojnë një valë të dytë” të sëmundjes. Pas simptomave fillestare gjërat duken sikur përmirësohen dhe pastaj një valë e dytë më e rëndë shfaqet papritur.

Edhe pse çdo pacient është ndryshe nga tjetri, mjekët thonë se koha shqetësuese e kësaj sëmundjeje është nga dita e 5-të deri në të 10-ën. Gjatë kësaj kohe mund të paraqiten komplikime me frymëmarrjen, veçanërisht tek njerëzit me sëmundje shoqëruese si; probleme me tensionin, diabet, obezitet, etj.

Tek pacientët e rinj që shfaqin komplikime, problemet mund të nisin pak më vonë, nga dita e 10 deri në të 12-ën. Ata që kanë kaluar periudhën 14 ditore pa simptoma shqetësuese (ose të lehta) janë zyrtarisht në rrugën e përmirësimit.

“Me çdo lloj sëmundjeje tjetër, 1 javë pas simptomave njerëzit mendojnë se janë më mirë dhe gjërat po përmirësohen, ndërsa me Covid-in është ndryshe. Unë ju them njerëzve se gjatë kësaj jave duhet t’i kushtoni shumë vëmendje se si po ndiheni. Mos mendoni se mbaroi me kaq.”- u shpreh Dr. Leora Horwitz, profesor i asociuar për Shëndetin Publik dhe mjekësinë.

Eshtë e rëndësishme të njoftoni një mjek nëse shihni që frymëmarrja po përkeqësohet dhe keni simptoma të tjera shqetësuese, pavarësisht se në ç’ditë të sëmundjes jeni.

Sipas mjekëve, java e dytë e virusit kërkon vëmendje të veçantë, pasi një pjesë e mirë e pacientëve shfaqen në spital me forma nga më të rëndat të pneumonisë. Nivelet e oksigjenit kanë rënë aq poshtë dhe pacienti mund të mos e ketë vënë re fare, një gjendje e quajtur ndryshe si hopoksi, që shkakton reduktim të frymëmarrjes dhe pamundësi për të marrë frymë normalisht.

Mënyra më e mirë për ta monitoruar gjendjen e shëndetit gjatë kësaj kohe është përmes një oksimetri. Ky mjet që vendoset në majën e gishtit tregon nivelin e oksigjenit në gjak. Nivelet normale të saturimit shkojnë nga 96-99%. Nëse oksigjeni bie në 92%, është momenti për të njoftuar një mjek.

Nëse ndodheni në shtëpi, nivelet e oksigjenit mund t’i rrisni duke qëndruar jo me shpinë, por me stomak duke i dhënë mundësi mushkërive të hapen.

Si i bëhet nëse nuk ju ndodhet një oskimetër në shtëpi?

Prej kohësh ka qarkulluar një metodë tjetër që thotë se mund të bëni një test të shkurtër që quhet Roth score. Kjo kërkon që pacienti të marrë frymë thellë dhe të numërojë deri në 30-të. Nëse ndalon kur arrin tek 10-ta do të thotë se oksigjeni ka rënë nën 95%. Nëse nuk numërojnë deri në 7 pa një frymëmarrje të dytë, niveli i oksigjenit ka rënë në 90%.

Ky test nuk është perfekt dhe as nuk është provuar si funksional në lidhje me Covid-19. Madje, një ekip i Universitetit të Oxford-it tha se testi Roth nuk duhet të praktikohet pasi mund të japë sinjale të gabuara tek pacientët.

Gjithçka duhet të bëni është të dëgjoni trupin tuaj dhe të njoftoni mjekun në kohë, pa lënë që gjërat të përkeqësohen.

Burimi: The New York Times

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu