Qëlloi me thikë policin sapo mbërriti në QV, shpallet në kërkim i riu (EMRAT+ DETAJE)

0

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Arrëz në fund të procesit të votimit.
Sipas raportimeve zyrtare nga policia i plagosur ka mbetur Gëzim Osmanaj, punonjës policie i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Pukës.

Menjëherë në përfundim të procesit të votimit, Osmanaj ka mbërritur në QV nr 0399 për të nisur transportimin e fletëve të votimit drejt QNV-së, ndërsa është qëlluar me thikë nga Mikel Lleshaj 32 vjeç i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i plotë

Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet prerës (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu