Qytetarët e revoltuar/ Kemi orë që presim, kjo bëhet për publicitet që njerëzit të mendojnë se po kryhen vaksinime

0

Ditën e sotme, është bllokuar procesi i vaksinimit në sheshin Skënderbej prej disa orësh.

Qytetarët u shprehën se shkak i vonesës së procesit, është mungesa e formularëve të regjistrimit për vaksinim.

Ata shprehen të revoltuar dhe thonë se e gjitha kjo po bëhet për publicitet që njerëzit të mendojnë se po kryhen vaksinime.

”Kemi orë që presim, nuk ka formularë, nuk respektohen distancat. Ndoshta e bëjnë për publicitet që populli të shohë se po bëhen vaksinat”- u shpreh njëri prej qytetarëve.

Ndër të tjera, qytetarët thonë se veçmas orëve që presin për t’u vaksinuar, ata ndihen në rrezik nga infektimi i mundhëm me Covid-19, duke qenë se distanca nuk po respektohet aspak.

Në të gjithë vendin 12.944 persona janë vaksinuar brenda 24 orësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu