Rikthimi i merituar i Luçiano Boçit

0

Nga editori

Nga mbrëmë deri më sot janë komentuar shumë të papriturat në listat e PS dhe PD.

Ajo që shkaktoi habi në Elbasan ishte heqja nga lista e PD  e disa emrave me kontribute në vite, mes tyre edhe Luçiano Boçi.  Fillimisht u publikua lajmi në të gjitha mediat se ai nuk ishte i përfshirë në listë. Por sot, nga verifikimi zyrtar i emrave të dërguar në KQZ, rezulton se ai është i shtati në radhë në qarkun e Elbasanit.

Me përfshirjen e emrave të rinj në listë PD po përpiqet të krijojë një imazh dhe një frymë të re. Por risku në fakt mbetet i lartë, veçanërisht në Elbasan.  Demokratët elbasanas vërtet kanë mbështetur pa rezerva Partinë Demokratike, por ndërkaq ata janë aq intelegjentë sa ta “ndëshkojnë” atë kur i trajton ata thjesht si statistika, sikur ia kanë për “borxh” ta votojnë ndër vite.

Pavarësisht problemeve që kanë pasur mes tyre drejtuesit e kësaj force politike në Elbasan, sërish do të jetë e pafalshme nëse ata mënjanohen. Fundja qefmbetjet kanë ndodhur pse rivaliteti i vlerave ka qenë i madh.

Mes tyre po veçojmë Luçiano Boçin një ndër emrat emblemë të PD-së në Elbasan dhe jo vetëm.  Falë aftësive dhe kulturës së gjithanshme, ai gëzon një reputacion e mbështetje të gjërë.

Në tetë vite opozitë ai ka qenë një nga protagonistët më të flaktë të PD si në nivel lokal ashtu edhe qëndror.  Ai nuk u kursye në asnjë moment. Ishte ndër ata drejtues, në mos i vetmi, që shkoi në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo komunitet ku ata kishin nevojë të ndjeheshin të mbrojtur.

Por ai ishte edhe një nga figurat në nivel qendror që bëri një opozitë të kalibrit duke manifestuar klasin e tij si demokrat intelektual.

Dhe befas emri u fshi nga lista nuk dihet se për cilën arsye. Basha, apo dikush tjetër i thirrën mendjes në mesnatë se, pa të Elbasani ishte i humbur. Por edhe pse u “penduan” e caktuan të shtatin me një “hile” që ai të luftojë të mbledhë sa më shumë vota që të jetë fitues. Që vetë PD të mund të marrë  7 deputetë në këtë qark.

Ndryshe nga PS, drejtuesit e listave të PD janë të parët në listë dhe kjo ka bërë që të ketë shumë dyshime lidhur me mbështetjen që ata gëzojnë.

Në fakt nga lista e kandidatëve, Boçi e ka të garantuar fitoren edhe nëse do ishte i 15-i në listë. Sistemi e favorizon atë. Ai gëzon aq mbështetje sa të grumbullojë vota në emër të tij në shkallë qarku. Natyrisht edhe për partinë pasi votuesi duhet të votojë edhe emrin dhe partinë njëkohësisht që ai të jetë fitues.

Tashmë gara është e hapur. Pritet rezultati. Le të provojmë nëse ishte “lajthitje” ajo që bëri PD me këtë emër apo deshën ta mënjanonin në sekondat e fundit. Dhe si Boçi ka mjaft të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu