Rozana Radi e lumtur pas ndarjes nga partneri : Do ha një darkë me Arben Ahmetajn në Turqi

0

Rozana Radi,artistja e njohur shqiptare ka zbuluar së fundmi se marrëdhënia disavjeçare me partnerin e saj,Shpëtim Karakushi nuk është më ekzistente.Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja duke i thënë mikeshës së saj Fiori se pret që të dalë për darkë me ministrin Arben Ahmetaj në Turqi.

Me nota humori, Fiori vijon më tej duke thënë që të paktën të shkojë në Dubai, teksa shton se as single nuk di të jetë. “Jam ndarë me të dashurin dhe kam humbur fare. Duartrokisni! Bravo! Faleminderit! Jam single dhe e sigurt!”- shprehet Rozana, ndërsa e pyetur nga Fiori “Si ndodhi?”, ajo vazhdon: “Si rrufe në qiell të hapur. Do ta festojmë ee dhe do ha një darkë me Arben Ahmetajn në Turqi.”

Rozana po jetonte prej vitesh një histori të bukur dashurie. Kujtojmë se në gusht të vitit 2018-të ajo zyrtarizoi lidhjen disavjeçare me fejesë. Po ashtu, në verën e vitit të kaluar në një intervistë në Instastory me fansat e saj, Rozana jo vetëm që konfirmoi se do t’i japë fund beqarisë, por tha se dasma do të ndodhë më shpejt nga ç’e kemi pritur.

Nuk dihet nëse kjo është një shaka nga Rozana, apo çifti ka vendosur që rrugët e tyre të ndahen përgjithmonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu