Rrëmbimi i dhjetra nxënësve nga persona të armatosur, mbyllen 7 shkolla në Nigeri

0

Në provincën Kebbi të Nigerisë është pezulluar mësimi në 7 shkolla pasi më 17 qershor persona të armatosur rrëmbyen dhjetëra studentë.

Presidenti i Unionit të Mësuesve Nigerianë në Kebbi (NUT), Alhaji Isah Arzika në një deklaratë tha se guvernatori Atiku Bagudu urdhëroi që 7 shkolla të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim tjetër.

Arzika tha se qeveria gjithashtu udhëzoi të gjithë drejtorët e shkollave të mbyllnin godinat që ata mendojnë se janë të pasigurta, duke shtuar se forcat e sigurisë ishin vendosur në disa shkolla.

Dy policë dhe katër mësues u vranë dhe dhjetëra studentë u rrëmbyen në sulmin ndaj Kolegjit Federal të Vajzave në rajonin Birnin Yauri të provincës Kebbi më 17 qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu