Rrihte vajzat me grushta dhe doreza, policia kap të riun dhe e mbyll në psikiatri

0

Prej disa ditësh ishte në qendër të publikimeve për dhunën barbare që u bënte vajzave në kryeqytet. Më në fund Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri, i cili ka dhunuar fizikisht dy vajza në rrugët e kryeqytetit.

Mësohet se 29 vjeçari vuante nga depresioni dhe çrregullimet e ankthit dhe u dërgua në Spitalin Nr.5 Tiranë për trajtim të specializuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit D. T., 29 vjeç, pasi ka dhunuar fizikisht shtetaset A. E. dhe D. D. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas vuante nga depresioni dhe çrregullimet e ankthit. Pas përfundimit të veprimeve proceduriale dhe udhëzimeve të Prokurorit ky shtetas u dërgua në Spitalin Nr.5 Tiranë për trajtim të specializuar”, njofton policia.

Në rrjetet sociale ka patur disa denoncime për dhunë. Një vajzë raportonte se është dhunuar barbarisht nga ky person, të cilin nuk e njihte. Ai i ndalonte vajzat në rrugë dhe i masakronte me grushte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu