Rriten masivisht shifrat e infektimeve nga Covid-19,qeveria merr masa të reja

0

Maqedonia e Veriut ka ashpërsuar masat anti-Covid-19  me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Qeveria ka vendosur në mbledhjen e sotme, që duke filluar nga e marta, ora policore do të fillojë nga 20:00 dhe të zgjasë deri 05:00.

Duke filluar nga e mërkura do të mbyllen baret, restorantet, kafenetë, qendrat e palestrës si dhe do të ndalohet mbajtja e konferencave.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se vendi ndodhet në një situatë  tepër të rëndë që prej fillimit të pandemisë, ndaj sipas tij masat shtrënguese janë të pashmangshme.

“Tendencat e reja të epidemiologëve tregojnë se lloji britanik i Koronavirusit merr më shumë jetë. Ky lloj infekton më lehtë dhe më shpejtë dhe ka pasoja më të rënda. Nga këto arsye, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive, vendosëm që masat e reja janë të pashmangshme. Ekziston lodhje serioze tek personeli shëndetësor. Jemi në gjendje më të rëndë që nga fillimi i pandemisë”, tha kryeministri Zaev.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu