Rusia armatos deri në dhëmbë Serbinë/ 30 tanke moderne, 6 aeroplanë luftarakë dhe mjete të tjera armatimesh

0

Mjete të rënda armatimi si pjesë të donacionit rus kanë mbërritur në Serbi që më datën 28 tetor, ndërkohë që në bazë të marrëveshjes Vuçiç- Putin, 30 tanke moderne T-72 do të mbërrijnë në Serbi.
Donacioni është pjesë e një marrëveshjeje që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka arritur me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në vitin 2016.
Marrëveshja më pas është miratuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Donacioni përfshin edhe gjashtë aeroplanë luftarakë MiG-29 dhe 30 automjete të blinduara zbulimi BRDM-2.
Në vitin 2019, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë e ka refuzuar kërkesën e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë për t’i siguruar një kopje të marrëveshjes së donacionit.
Ministria e Mbrojtjes ka thënë atëbotë se marrëveshja “përmban të dhëna sekrete të huaja, pra të dhëna që i janë besuar Republikës së Serbisë nga një shtet tjetër, me detyrimin për t’i mbajtur sekrete”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu