Sekretet e fundit të oqeanit, kura për trajtimin e disa sëmundjeve në botë

0

Oqeani është djepi i të gjithë jetës në planetin tonë. Njerëzit kanë qenë të vetëdijshëm për përfitimet e tij shëndetësore me shekuj.

Sot, shkencëtarët po shkojnë një hap më tej me ato që dinë rreth potencialit të tij shërues, ata po kërkojnë në oqean kura për disa nga sëmundjet më të rënda në botë.

Një pjesë e këtij kërkimi fillon në Algarve, i famshëm për vijën mahnitëse të bregdetit. Në këtë rajon kompania portugeze e bioteknologjisë, Sea4Us, po punon në studimin e një analgjetikë jo-opioidë, një ilaç i sigurt dhe efektiv për dhimbjen kronike.

Pedro Lima është një neurofiziolog, biolog detar dhe bashkëthemelues i Sea4Us. Ai ka theksuar se nevoja për analgjetikë jo-opioidë është e madhe, “një në pesë persona vuan nga një lloj dhimbje kronike”.

Është ëndrra e tij është të gjejë në det diçka që mund t’i ndihmojë këta njerëz. Sea4Us u themelua në 2013 dhe punon në projekte të mbështetura nga BE, duke mbledhur dhe studiuar organizma të thjeshtë detarë si sfungjerë dhe jovertebrorë të tjerë.

Shkencëtarët nga Sea4Us kalojnë shumicën e kohës së tyre midis laboratorëve dhe thellësive të detit, duke kërkuar për mostra të reja.

Pse jovertebrorët mund të përmbajnë molekula për lehtësimin e dhimbjes?

Shumë jovertebrore detare ndodhen nën shkëmbinj dhe nuk mund të lëvizin. Lima thekson se ata kanë zhvilluar një helm që ka “përbërje që bllokojnë sinjalin neuroaktiv që ka lidhje me dhimbjen”.

Kjo është një fushë e hulumtimit në organizmat e thjeshtë detarë, por ato gjithashtu mund të përdoren për një larmi qëllimesh, jo vetëm për kujdesin shëndetësor dhe farmaceutikën,

Bioteknologjia detare është një sektor në rritje. Në Europë, ky treg vlerësohet të rritet në rreth 10 miliardë euro deri në fund të dekadës. Është një botë e tërë me potencial të paeksploruar, që pret të zbulohet.

Fshehur në thellësi

Në një thellësi prej rreth 20 metrash, një larmi e faunës detare mbulon shkëmbinjtë. Shkencëtarët kërkojnë modele që mund të kenë helme mbrojtëse që prodhojnë sfungjerët për t’u mbrojtur.

Brenda shpellave të errëta nënujore, mungesa e dritës rrit konkurrencën midis faunës.

“Sfungjerët nuk kanë nevojë të konkurrojnë kundër specieve me rritje të shpejtë si algat. Ata luftojnë mes tyre dhe ne jemi të interesuar për atë luftë”, shton Lima.

Të mbrojmë oqeanin në mënyrë që të mbrojmë veten

Duke u zhytur në 20 metra apo edhe në fund të detit, nuk jeni të sigurt nga ndotja plastike. Përkundër faktit se dy zona në Kepin e Sao Vicente në Algarve janë të mbrojtura, mund të gjenden mbetje të ndryshme duke lundruar përreth.

Michał Babiarz është një shkencëtar në Sea4Us, i cili tha se është e zakonshme të gjesh kurthe oktapodi, rrjeta peshkimi, qese plastike dhe sende metalike në këto zona.

Sidoqoftë, ai mendon se “për sa kohë që kujdesemi për oqeanin dhe përpiqemi të shmangim hedhjen e plastikës dhe mbeturinave të tjera, ne mund të marrim diçka nga oqeani, nga natyra, për ta përdorur për shëndetin tonë”.

Kur shkencëtarët mbledhin mostra, ata marrin minimumin prej tyre për t’u siguruar që të ruajnë popullatat.

Sipas tij duhet “të frymëzohemi nga natyra dhe pastaj mund ta rikrijojmë atë”.

Shkenca që qëndron pas të gjithave

Mostrat e mbledhura janë marrë në Lisbonë dhe janë studiuar nga laboratori i fiziologjisë Sea4Us në Universitetin NOVA. Procesi mund të zgjasë disa muaj ose edhe deri në disa vite punë.

Silvia Lino, një bioteknologe detare në Sea4Us, përshkruan procesin shkencor:

“I gjithë sistemi, ka baktere dhe një mikrobiom të vetin. Pra, ne vetëm marrim dhe provojmë.”

Deri më tani Sea4Us ka deklaruar se kanë gjetur dy molekula që zvogëlojnë dhimbjen në neuronet e ganglioneve kurrizore. Ata planifikojnë t’i sigurojnë për fazën tjetër: zhvillimin e ilaçeve.

Andre Bastos, elektrofiziolog dhe bashkëthemelues i Sea4Us, ka deklaruar se rezultatet tregojnë se përbërjet e tyre ulin nivelin e dhimbjes. Ata janë optimistë që përbërësit do të jenë të suksesshëm në studimet klinike dhe do të jenë të disponueshme në treg.

Kurime të mundshme të sëmundjeve të njohura

Oqeani mund të jetë çelësi për disa nga kërcënimet më të këqija për shëndetin publik: shpërthimet virale, rezistenca ndaj antibiotikëve, kanceri.

Kërkimi në det dhe oqeanet janë disa nga përparësitë e Horizon Europe , një program i BE-së që financon projekte shkencore në të gjitha vendet anëtare.

Qendra CIIMAR në Porto punon në disa prej projekteve kërkimore të financuara nga Horizon Europa dhe ata janë duke studiuar një larmi të formave të ndryshme të jetës detare, të mëdha dhe të vogla.

Ata mbledhin cianobaktere, sipas Teresa Martins, një biokimiste në CIIMAR. Jo vetëm që mund të rriten kudo, por ato gjithashtu përmbajnë molekula, kimikate që mund të ketë dobi në të ardhmen”, shton ajo.

Cianobakteret janë të njohura për toksicitetin e tyre të fuqishëm, por për shkencëtarët, kjo mund të jetë ana e kundërt e vetive medicinale.

Sipas Pedro Leao, një studiues në CIIMAR, “çdo sëmundje mund të shërohet për sa kohë që gjejmë një molekulë që mund ta trajtojë atë”.

Kjo është arsyeja pse ata po kërkojnë cianobaktere “sepse prodhojnë një larmi kaq të gjerë përbërjesh, duke na krijuar mundësinë që të mund të gjejmë një molekulë për t’u zhvilluar në një ilaç”.

Shkencëtarët në CIIMAR marrin mostra nga vende të ndryshme, duke izoluar dhe kultivuar specie të reja të cianobaktereve.

“Biblioteka e tyre’ me mbi 1000 shtame është e hapur për studiuesit nga Europa dhe nga e gjithë bota. Studimet tregojnë se disa prej përbërjeve toksike mund të synojnë saktësisht qelizat kancerogjene, të cilat mund të hapin rrugën për terapi të reja.

Eksperimentet në larvat e peshkut kanë treguar rezultate inkurajuese që mund të ndihmojnë në luftën kundër diabetit,

Ralph Urbatzka, një studiues në bioteknologjinë detare në CIIMAR tha se ka akoma një rrugë të gjatë përpara për të gjetur një kurë për kancerin dhe mbipeshën, por ne jemi në rrugën e duhur për të gjetur zgjidhjen për të trajtuar këto sëmundje”.

E ardhmja duket premtuese.

Bioteknologjia detare mund të jetë një ndryshim që i nevojitet njerëzimit, por vetëm nëse gjejmë një mënyrë për të përdorur potencialet e saj shëruese pa dëmtuar oqeanin.

Siç tha drejtori Vitor Manuel Oliveira Vasconcelos, “jeta filloi në oqean dhe besoj se jeta jonë mund të shpëtohet po nga oqeani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu