Shtëpinë ia dëmtoi tërmeti, 63-vjeçarja në Lezhë jeton në kushte ekstreme varfërie

0

63-vjeçarja Shaqe Leka jeton në kushte të mjerueshme pasi banesa e saj është shembur nga tërmeti i tre viteve më parë. Ajo thotë se ka heton në një barakë dhe se është në kushtë shumë të vështira.

Ajo jeton e vetme, pasi edhe bashkëshorti ka ndërruar jetë.

Gruaja: Tash 63-vjeçe. Unë banoj tash ka 4 vjet, pa shtëpi, shtëpia ka dalë e pabanueshme. Kena shku te bashkia dhe s’na ka dhënë asnjë përgjigje, i ka bërë bllok telefonit. Nënkryetari i bashkisë ka bërë bllok. Na kanë dhënë 200 mijë lekë në muaj, s’kam lekë me hëngër bukë. Jam pa fëmijë, pa burrë. Mua më ka vdekur burri, jam pa kërrkënd. Më ka ardhur në majë të hundës. Shkoj polici e thotë  e ka të ndalume. Me llamarinë edhe e prishur barakja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu