Shtrëngata shiu afatshkurtra, parashikimi i motit për javën e ardhshme. Por çudia ndodh më 25 prill!

0

Nga dita e hënë e në vazhdim, pritet që moti të jetë kryesisht i vranët, ku nuk do të mungojnë as reshjet intensive të shiut.

SHMU ka njoftuar se reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtra.

“Megjithatë nuk do të mungojnë orët me diell dhe përçarje të vranësirave më së shumti në orët e mesditës”, parashikon SHMU.

Por ndërkohë më 25 prill parashikohet mot me diell dhe temperaturë të ngrohtë 18 gradë C.

Parashikimi nga SHMU:

Gjatë stinës së pranverës janë të njohura ditët me diell por gjithashtu edhe ditët apo javë të caktuara me reshje shiu.

Edhe kjo javë që presim përpara, duke nisur që nga dita e Hënë deri të Premten, ditët duket se do “kopjojnë” njëra-tjetrën. Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër. Megjithatë nuk do të mungojnë orët me diell dhe përçarje të vranësirave më së shumti në orët e mesditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu