Tronditet vendi nga të shtënat e armëve, punëtori vret kolegun

0

Një person i armatosur në Teksas vrau një person dhe plagosi të paktën pesë të tjerë – katër prej të cilëve janë në gjendje kritike – në depon e një fabrike në Bryan të SHBA-ve; incident që ndodhi të enjten pasdite.

Sipas CNN, i armatosuri, i cili besohet të jetë një punonjës i kompanisë, Kent Moore Cabinets, u largua para se të mbërrinte policia, por u dërgua më vonë në paraburgim, tha Policia e Bryan.

Në një deklaratë tjetër, Departamenti i Policisë në Bryan, tha se i dyshuari ishte Larry Bollin nga qarku Grimes në Teksas.

Sipas njoftimit, 27-vjeçari u mor në paraburgim nga Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas dhe ishte akuzuar për vrasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu