SKANDAL në Tirana-Vllaznia/ Stola të thyer dhe tifozë me fikëse zjarri, policia…

0

Tirana-Vllaznia nuk është kurrë një ndeshje si gjithë të tjerat. Që do të ishte një takim me tension kjo u pa që në minutat e para ku flakadanët pushtuan fushën, apo ku ofendimet mes dy tifozërive u bënë të shpeshta duke harruar të mbështesnin skuadrën e tyre.

Megjithatë, ajo që i vuri kapak asaj që konsiderohet si “Klasikja”, ishte kur në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.
Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte. Kjo e fundit me vështirësi arriti të ndalonte tifozët e Trianës që shkaktuan kaosin, ndërsa më pas rrethuan për shumë minuta tribunën e tifozëve të Vllaznisë, derisa shoqëruan jashtë disa prej tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu