Studimi i Oxford-it/ Një nga pesë pacientë të prekur nga Covid shfaqin çrregullime mendore

0

Ndonëse tashmë doli vaksina anti Covid sërish ende nuk dihet se kur do të përfundojë kjo gjendje pandemie, që botën e ka kapluar prej vitesh.
Përveç pasojave ekonomike, që i janë bërë shumë të qarta botës, ende nuk dihen pasojat psikologjike që ky virus lë tek të prekurit.
Sipas një studimi të fundit të publikuar në mediat e huaja është zbuluar se brenda një periudhe 3 mujore nga marrja e përgjigjes pozitive në testin e tamponit, pothuajse një në pesë persona shfaqin çrregullime të shëndetit mendor.
Ndër të tjera në studim thuhet se një në pesë persona që kanë qenë të prekur nga Covid-19, ‘diagnostikohen me një çrregullim psikiatrik si ankthi, depresioni ose pagjumësia brenda tre muajve nga testimi pozitiv për virusin”.
Kjo sipas një studimi që sugjeron se duhet menjëherë që të ndërmerren veprime për të zbutur ndikimin e pandemisë në shëndetin mendor të njerëzve.
Studimi u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit dhe NIHR, Qendra e Kërkimit Biomjekësor Shëndetësor në Oksford. Gjithashtu shkencëtarët zbuluan se njerëzit me një diagnozë paraprake me probleme të shëndetit mendor, kishin 65% më shumë gjasa të diagnostikohen me Covid-19 sesa ata pa probleme të shëndetit mendor.
“Ky zbulim ishte i papritur dhe ka nevojë për hetime të mëtejshme. Në ndërkohë, të kesh një çrregullim psikiatrik duhet të shtohet në listën e faktorëve të rrezikut për Covid-19″, tha Dr Max Taquet, një bashkëpunëtor klinik akademik i NIHR dhe një nga autorët e studimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu