Sulm me thikë në qytetin e Fierit,plagoset rëndë 30-vjeçari

0

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Policia bën me dije se një person me iniciale A.R. ka qëlluar me thikë 30-vjeçarin Klajdi Driza.

Në lidhje me këtë ngjarje, shërbimet e policisë kanë nisur krehjen e zonës dhe po punojnë për kapjen e autorit. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë

“Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori. Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu