Sulmi me thikë në një kishë në Sidnej, akt terrorist/ Policia: Autori një 16 vjeçar

0

Policia australiane e ka cilësuar sulmin me thikë të së hënës në një kishë të Sidneit një “akt terrorist” me motive fetare.

Një djalë 16-vjeçar u arrestua pasi një peshkop, një prift dhe frekuentues të kishës u sulmuan gjatë meshës në kishën Asirian Christ The Good Shepherd.

Të paktën katër persona kanë pësuar lëndime jashtë rrezikut për jetën.

I plagosur ka mbetur edhe sulmuesi.

Hetimet janë ende duke vazhduar por ata thonë se janë të bindur se bëhet fjalë për një rast të ekstremizmit fetar.

Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi kombi u trondit nga një tjetër sulm me thikë në një qendër tregtare të Sidneit, duke shkaktuar 7 viktima, mes tyre edhe autorin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu