Tanket thyejnë kufirin e Gazës, ashpërsohet lufta mes Izraelit dhe Palestinës

0

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në Gaza, ndërsa Palestina i është përgjigjur duke hedhur raketa. Teksa luftimet kanë hyrë në ditën e pestë, duket se situata vetëm po agravohet.

Ushtria e Izraelit në një reagim ka thënë se ata po vijojnë sulmet në Gaza, si nga toka dhe nga ajri. Ndërkohë në një reagim tjetër ushtria sqaroi se sulmet vijojnë nga pjesa e jashtme e qytetit, por ata nuk kanë ndrhyrë në brendësi të Gazës.

Ndërkohë BBC raporton se bombardimet janë të mëdha, duke përfshirë sulmet edhe me avion luftarakë.

Deri tani në 5 ditë përplasje kanë humbur jetën më shumë se 100 persona, mes tyre dhe civilë e fëmijë. Nga ana tjetër dhe brenda izraelit po vijojnë përplasjet me hebrenjve dhe izraelitëve dhe kjo ka bërë që Presidenti të paralajmërojë se është shumë afër një luftë civile.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë bëri me dije se operacioni ushtarak izraelit kundër militantëve palestinezë në Gaza do të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme.

Ai tha se Hamas, grupi islamik që sundon Gaza, do të paguante një çmim të rëndë. Po si përgjigje një zëdhënës ushtarak i Hamasit tha se grupi ishte gati të përgjigjej në çdo kohë.

Përplasja e kësaj jave në Gaza dhe Izrael është më e rënda që nga viti 2014. Përplasjet mes vendeve kishin disa javë që kishin filluar, por situata doli jashtë kontrollit pas incidentin të vendin e shenjtë, xhamin Al-Aksa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu