Tensione në Mesdhe/ Marina turke dhe ajo gjermane përplasen me njëra-tjetrën

0

Tensionet në Mesdhe nuk kanë të ndalur! Një incident I rëndë ka ndodhur ditën e fundit mes një frigate gjermane dhe një anije turke, teksa kjo e fundit nuk I lejoi frigatës të kryente kontroll gjatë lundrimit në portin e Misratas në Libi.
Gjithçka ndodhi teksa fregata gjermane “Hamburg” ishte duke lunduar në zonë në kuadër të misionit të përbashkët europian “Irini” për të parandaluar dërgimin e armëve në Libi.
Teksa forcat speciale gjerman hipën në anije, qeveria turke i dërgoi një notë proteste asaj gjermane duke kërkuar bllokimin e kontrollit.
Kjo, sipas gazetës gjermane”Senegal”, bëri që ushtarakët të zbrisnin duke mos kryer asnjë kontroll.
Mediat turke kanë publikuar sëfundmi pamje nga operacioni i gjermanëve duke theksuar se urdhri për bllokimin e anijes turke u dha nga një komandant grek.
Turqia është akuzuar vazhdimisht se po financon dhe mbështet ushtararakisht ushtrinë islamiste në Libi në luftimet kundër forcave të gjeneralit Khalifa Haftar për marrjen e vendit nën kontroll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu