Tensionet në veri të Kosovës/ Reagon BE: Nuk do t’i tolerojmë aksionet e njëanshme provokuese

0

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka reaguar për tensionet në Veriun e Kosovës. Përmes një deklarate në faqen zyrtare, BE dënon ashpër përplasjet e dhunshme mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve, serbëve lokalë. BE-ja ndër të tjera paralajmëron se nuk do të pranojë më asnjë veprim të njëanshëm dhe provokues, pasi ruajtja e paqes dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet. Në fund të deklaratës, BE propozon si të vetmen zgjidhje për tensionet dialogun mes palëve.

”Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX. EULEX-it duhet t’i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet. Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”, thuhet në reagim.

Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu