Tentuan të grabisnin një varkë, roja bregdetare pengoi veprimin e grabitësve

0

Natën e kaluar ushtarët e Rojës Bregdetare të Catania penguan grabitjen e një varke të motorizuar, varka ishte e ankoruar në një skelë të një klubi detar brenda portit të vogël të Brucoli.

Personat që tentuan të grabisnin varkën, në mes të natës, u fshehën në marinë dhe u larguan në drejtim të portit të Catania.
Vjedhja u raportua menjëherë tek Autoritetet e Catanias, nga ku u urdhërua menjëherë dalja e një anijeje patrulluese e cila menjëherë identifikoi anijen me karakteristika të ngjashme me atë e cila u raportua e vjedhur gjatë hyrjes në port.

Në përpjekje të ushtrisë për t’iu afruar anijes, grabitësit, tëu përpoqën t’iu shmangeshin kontrolleve, u larguan me shpejtësi të madhe në drejtim të ujit të cekët në një zonë midis portit të vogël dhe skelës së peshkimit.
Pastaj ata kanë zbritur nga anija duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

Pas ndjekjes nga deti, ushtarët vazhduan ndjekjen pandërprerë edhe nga toka. Në të njëjtën kohë ata vazhduan të rikuperonin dhe siguronin anijen.
Pas kontrolleve të pandërprera, anija iu kthye pronarit të ligjshëm. Ndërkohë po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të tentativës për vjedhje.

Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu