Tmerrohen kalimtarët në Sarandë, një person gjendet i vdekur në mes të qytetit. Emri

0

Një person është gjetur i pajetë në mes të rrugës mëngjesin e sotëm në Sarandë. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur në lagjen nr.1 të qytetit, në hyrje të rrugës Turizëm-Kanali i Cukës.

Mësohet se viktima është identifikuar si Andrea Gjoka, ndërkohë që trupi i pajetë është pikasur fillimisht nga ana e kalimtarëve.

Ata lajmëruan menjëherë ambulancën dhe Policinë, dhe më pas i dërgua trupi i pajetë i viktimës drejt morgut.

Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa Policia po heton nëse kemi të bëjmë me një vdekje për shkaqe natyrale apo kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu