Tragjedia e familjes Buzo në Elbasan. Si Covid i mori jetën babait dhe brenda 24 orëve edhe të birit

0

Nuk gjenden fjalë për të përshkruar dramën që ka ngjarë në familjen “Buzo” në Elbasan.

Para dy ditësh Covid-i i mori jetën të atit dhe vetëm 24 orë më pas të birit Julian Buzo.

Asgjë nuk e justifikon vdekjen, por ndërsa babai i Julit vuante nga sëmundje të tjera që u përkeqësuan nga Covidi, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Julin i cili ishte një djalë i shëndetshëm dhe pa asnjë sëmundje tjetër.

Këto fakte e bëjnë akoma më misterioz e madje të paparashikueshëm infektimin me Covid të çdo lloj moshe.

Tashmë kjo “flamë” nuk po kursen as të rinj, as ata që nuk ka asnjë sëmundje siç ishte justifikuar deri më tani.

Julian Buzo, 35-vjeç ishte djalë mjaft i sjellshëm që e donte jetën dhe profesionin e tij të montazhierit. Ai ishte bashkëshort i gazetares së njohur, Odeta Gjevori.

Për disa kohë ai punoi në Elbasan dhe më pas në Tv Klan si montazhier. Në muajin dhjetor çifti Odeta Gjevori dhe Julian Buzo u shtuan me një vajzë duke kurorëzuar dashurinë e tyre disavjeçare. Ardhja në jetë e vajzës solli mjaft gëzim në familje. Por gjithçka ndryshoi vetëm pak ditë më pas.

Ky ishte fati i jetës. Megjithatë Julian Buzo do të kujtohet përgjithminë nga familja, më të dashurit dhe komuniteti i gazetarëve në Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu