Trump nuk pranon humbjen:”Nuk heq dorë nga lufta”.

0

Ndonëse situata nuk është në favorin e tij, duket se Donald Trump është i vendosur për të mos pranuar humbjen.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Trump shprehet i bindur për të vazhduar betejën ligjore, në atë që ai e cilëson si proces të manipuluar zgjedhor.

“Populli amerikan meriton të ketë transparencë të plotë në të gjithë numërimin e votave dhe certifikimin e zgjedhjeve”, ka thënë Trump.

”Ne do ta ndjekim këtë proces përmes çdo aspekti të ligjit për të garantuar që populli amerikan të ketë besim te qeveria jonë. Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për ju dhe për vendin tonë”, thuhet më tej.

“Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për ju dhe kombin tonë,” përfundon deklarata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu