Trump nuk pranon të marrë i vaksinën i pari
Donald Trump, presidenti aktual i SHBA-së ka refuzuar planin për marrjen e vaksinës anti-covid për zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.
Zyrtarët thanë më herët se punonjësit e Shtëpisë së Bardhë pritet të marrin të parët vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.
Presidenti Trump u shpreh se njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë mund ta marrin vaksinën më vonë në programin e përcaktuar për vaksinimin e popullsisë, përveç rasteve të veçanta.
Sipas studimeve, vaksina siguron 95% mbrojtje nga Covid-19. Vaksinimi në të gjithë vendin pritet të nisë sot.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





