“Shqipëria në Greqi nuk është vetëm Çamëria”/ Protestë në ambasadën greke të Londrës

0

Dje u mbajtë një protest e organizuar nga Lëvizja Atdhetare “Krahët e Shqipes”, në londër, përballë ambasadës Greke.
Pasi mbajtën një minutë heshtje për të ndjerin Klodian Rasha, 25-vjeçarin e vrarë nga efektivi I policisë, Marsela Koçi, kryetarja e lëvizjes është shprehur se Greqia po manipulon me çështjen e shqiptarëve pasi ka “vendosur kushte të palejueshme për Shqipërinë për tu bërë anëtare e BE”.
“Jemi mbledhur këtu si komitet shqiptar. Si fillim duam të mbajmë një minutë heshtje për Klodian Rashën, i riu që u vra padrejtësisht nga dora e policisë. Kemi arritur në një kohë shumë të vështirë, në një kohë kur llogari duhet tu kërkojmë atyre që i konsiderojmë vëllezërit tanë, jo vetëm atyre që konsiderojmë armiq. Sepse shteti shqiptar që duhet të ishte prezent në çdo takim që bëhet me Greqinë apo me vend të tjera që manipulojnë me çështjen tonë.
Sot këtu jemi sepse Greqia vendos kushte të palejueshme për Shqipërinë për tu bërë anëtare e BE, ndërkohë që ato kushte vetë Greqia nuk i përmban. Kërkon që Shqipëria të njohë minoritetet e huaja në Shqipëri ndërkohë që ajo vetë nuk i ka njohur akoma. E dimë shumë mirë se në Greqi ka shumë shqiptarë që nuk njihen nga grekët, dhe këto i bën vetëm që të mos lejojë bashkimin e Shqipërisë me Europën.
Sot jemi mbledhur për t’i thënë Greqisë se këtu ka shqiptar, Shqipëria nuk është vetëm Çamëri, se sa shumë shqiptarë ka këtu. Jemi kundër ligjit të luftës, shkel çdo të drejtë dhe jemi kundër ndarjes së detit, nuk kemi nevojë t’i japim llogari Greqisë por ajo ne.
Ata minojnë drejtësinë. Shteti shqiptar bashkë me ne duhet të ngrejë zërin por dhe të tjerët në mërgim. Duhet të ngremë zërin ndaj çdo padrejtësie, të shpresojmë që të shkojë në veshin e duhur”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu