U arrestuan me bujë një ditë më parë, gjykata liron dy mjekët e QSUT, pezullohen nga detyra

0

Edhe pse prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit me burg, Gjykata e Tiranës ka liruar dy mjekët e QSUT, Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku, të cilët merrnin para për t’u bërë skanerin qytetarëve.

Ndërkohë, ka vendosur pezullimin e tyre nga detyra.

Mjeku Nazmi Metaliu dhe imazheriati Astrit Mansaku u arrestuan një ditë më parë me dyshimin se merrnin 120 mijë lekë për të favaroziuar pacientë që t’i nënshtrohen skanerit duke shmangur procedurat standarde.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu