U ekstradua sot në Shqipëri, por kush është Paulin Nikaj që ekzekutoi në sy të fëmijëve dhe gruas 26-vjeçarin

0

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia 40-vjeçarin shqiptar, Paulin Nikaj, i dënuar me 30 vite burg nga gjykata italiane pasi ekzekutoi në parkimin e një qendre tregtare në Rimini bashkëkombësin e tij Nimet Zyberi.

Nikaj u dënua me vendimin penal të formës së prerë të datës 1 shkurt 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, përfundimisht me 30 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”, “Dëmtime personale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas autoriteteve italiane, Nikaj e ka ekzekutuarin bashkëkombasin e tij Nimet Zyberi ne sy të bashkëshortes shtatzënë dhe dy fëmijëve të mitur.

Viktima Nimet Zyberi, kishte qenë duke bërë pazar së bashku me familjen, ndërkohë pasi ishte kthyer të dorëzonte karrocën, ishte drejtuar për nga makina e tij tip ‘Mercedes-Benz’ ku po e priste gruaja dhe fëmijët. Në këtë moment vrasësi i është afruar duke e qëlluar shtatë herë në gjoks dhe pjesën e sipërme të trupit.

Pas vrasjes së të riut autori u largua menjëherë nga shteti italian me ndihmën e të njohurve të tij dhe me anë të një karte identiteti fals, e cila do i mundësonte atij kalimin për në Zvicër e më pas, me qëllim për të shkuar në SHBA.

Por Nikaj u arrestua u arrestua në tentativë për tu arratisur drejt Zvicrës.

Mediat italiane raportuan asokohe se policia kishte arrestuar edhe 1 person tjetër, përveç autorit të ngjarjes Paulin Nikajt, të përfshirë në vrasjen e 26-vjeçarit shqiptar në Rimini të Italisë.

Sipas policisë për vrasjen e Nikajt u arrestua edhe xhaxhai i vrasësit, Adriatik Nikaj, 50 vjeç, me vendbanim në Misano të Italisë. Ky i fundit dyshohet se ka organizuar të gjithë skenën e vrasjes së Zyberit, së bashku me nipin Paulin Nikaj.

Sipas prokurorëve të vendit fqinj, shkak për ekzekutimin është bërë hakmarrja sipas kodit të kanunit mes familjes Nikaj dhe vëllezërve të Zyberit.

Tashmë 40-vjeçari nga Kruja do ta kryejë dënimin në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu