U përpoq të korruptonte policin/ Në pranga 24-vjeçari

0

Një i ri me inicialet L.L , 24-vjeç, është arrestuar në ditën e sotme pasi u përpoq të korruptonte policin në Rinas në mënyrë që të shkonte drejt vendeve të BE-së, edhe pse nuk plotësonte kushtet.
Policia njofton se gjatë tre javëve të fundit janë goditur edhe tre raste të tjera të korrupsionit. Ajo i bën apel të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt BE të mos ndërmarrin asnjë veprim të tillë në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen.
Njoftimi i poicisë
“Policia Kufitare e Rinasit godet një tjetër rast të mitëdhënies. Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet, vihet në pranga 24-vjeçari. Gjatë javë së fundit Policia Kufitare e Rinasit ka goditur dhe tre raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare.
Si rezultat i shtimit të kontrolleve në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.
Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, të mos përpiqen për të korruptuar punonjësit e Policisë pasi do përballen me ligjin”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu