UFO-t kanë pasur kontakte seksuale dhe kanë lënë gra shtatzënë. Publikohen dokumentet sekrete nga Pentagoni

0

Në vazhdën e zbardhjes së dokumenteve sekrete të Pentagonit, nga e përditshmja britanike ‘The Sun’ kanë dalë fakte të reja, ku thuhet se “UFO-t kanë pasur episode seksuale me subjekte njerëzorë dhe në të paktën një rast kanë lënë gra shtatzënë, sipas dëshmitarëve”.

Raporti i titulluar “Efekte fushash akute ose nën-akute në indet biologjike njerëzore” pretendon se studion lëndimet e pësuara nga subjektet njerëzore prej “avancimeve të sistemeve të huaja aerospaciale”, që i referohet pasojave në shëndetin e njerëzve që kanë pasur eksperienca “paranormale”.

Sipas britanikes The Sun dokumenti është “një burim i dobishëm të dhënash që liston efektet e episodeve me UFO-t dhe të frekuencave të tyre te njerëzit”, i hartuar nga agjencia amerikane e kërkimeve civile MUFON.

Mes episodeve përfshihen “rrëmbimet e dukshme”, “shtatzani të padokumentueshme”, episode seksuale, eksperienca telepatie dhe eksperienca tele-transportimi të perceptuar ose real.

Studimi thotë se janë të paktën pesë eksperienca të raportuara seksuale mes alienëve dhe njerëzve. Në të shtohet se episodet kanë lënë dëshmitarët e tyre me djegie radiacioni, probleme në tru dhe dëmtime nervash.

Njerëzit raportohet se janë plagosur nga “ekspozimi ndaj mjeteve anomalike fluturuese, ose kur kanë qenë në afërsi të tyre”, thuhet në raport.

Aty shtohet se plagët kanë lidhje me radiacion elektromagnetik ose “sisteme energjie të lidhura me motorët shtytës të mjetit alien”.

“Janë raportuar ‘aksidente’ të mjaftueshme për të mbështetur teorinë se sisteme shumë të avancuara janë dislokuar, që janë të panjohura për botëkuptimin e SHBA”, thuhet në raport, sipas The Sun.

Raporti i publikuar në faqen e internetit të “Office of the Director for National Intelligence”, ekzaminon 144 raportime të episodeve që qeveria e SHBA quan “fenomene të paidentifikuara ajrore.”

Zhvillimi vjen në një kohë kur Pentagoni po hap një agjenci të re për “investigimin e UFO-ve, origjinë e tyre apo kapjen e mundshme të mjeteve të tyre”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu