Vaksinimi / Dyndje qytetarësh te ‘Air Albania’: Po të mos na detyronin, s’do vinim

0

Një ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për administratën publike, studentët dhe punonjësit e supermarketeve, të cilët duhet të jenë të vaksinuar ose të paraqesin testin PCR, në stadiumin ‘Air Albania’ në kryeqytet ka një fluks të madh njerëzish, të cilët po presin në radhë për të bërë vaksinën.

Shumica u shprehën për Fax News se nëse nuk do të ishin të detyruar nuk do e bënin asnjë dozë vaksine, duke shtuar se nuk janë skeptikë por thjesht nuk e ndjejnë të nevojshme ta injektojnë. Ndërsa presin për marrjen e dozave të vaksinës anti-Covid, shihet se në këto ambjente nuk po zbatohet asnjë masë e vendosur nga Komiteti Teknik, njerëzit nuk po mbajnë distancë nga njëri-tjetri dhe as nuk përdorin maska.

Pjesë nga intervistat me qytetarët:

Si po bëhen kontrollet?

Qytetar: Kam gjysëm ore këtu, do mar dozën e dytë Pfizer.

Keni marrë ndonjëherë pjesë në protestat kundër vaksinimit të detyruar?

Qytetar: Jo, e kam marrë rekomandimin nga mjeku për vaksinën.

Qytetar: E bëj për shëndetin tim, jo se më kanë detyruar.

Qytetar: Në fillim bëmë rezistencë se nuk kishim shumë besim ndërsa tani po detyrohem. Po të mos na detyronin ndoshta nuk do e bënim.

Qytetar: Kam bërë dy dozat e para kineze, nuk kam pasur ndonjë shqetësim.

Ditën e djeshme, më 4 janar 2022, kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për administratën publike, studentët dhe punonjësit e supermarketeve, të cilët duhet të jenë të vaksinuar ose të paraqesin testin PCR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu