Vetëvritet me armë zjarri në sy të gruas 43-vjeçari, baba i dy fëmijëve

0

Një 43-vjeçar është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.

Polica e Fierit njofton se sot rreth orës 02:25, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç.

Është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.

Balkanweb raporton se shtetasi që ka kryer vetëvrasje është Ilirjan Binjaku. Ai u vetëvra, në sy të bashkëshortes. Binjaku ishte baba i dy fëmijëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu