Vidhnin elektricitet për të vënë në punë shtëpitë e barit, grupi i shkatërruar në Spanjë drejtohej nga shqiptarë

0

Rrjeti i madh i kultivimit të trafikut të drogës të shkatërruar nga autoritetet spanjolle në bashkëpunim me ato gjermane dhe shqiptare, dyshohet nga trafikantë shqiptarë, Gazetari i ABC Ermal Vija deklaroi se hetimet kishin nisur që prej korrikut të këtij viti.

Gjatë operacionit janë goditur 51 shtëpi bari ku janë asgjësuar 25.000 bimë narkotike kanabis si dhe janë sekuestruar 938 kg boçe kanabisi një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh dhe 68.760 euro.

Shtëpitë e barit funksiononin përmes vjedhjes së elektricitetit, duke sjellë një dëm ekonomik me vlerë 1.6 mln euro.

3 hetues shqiptarë kanë qëndruar në Spanjë për disa ditë për të bërë të mundur identifikimin e personave që merreshin me këtë aktivitet kriminal nga Shqipëria.

Drejtori i Policisë Ardi Veliu tha në konferencën e përbashkët të mbajtur në Spanjë se tashmë do të nisë puna për investigimin e pasurisë së anëtarëve shqiptarë të këtij grupi që përmes goditjes ekonomike të arrihet paralizimi i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu