Vrasja e “Padrinos” së Vlorës që tronditi botën e krimit/ Flet gazetari Artan Hoxha

0

Gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Sokol Bregu kanë zbuluar detaje nga vrasja e “Padrinos” së Vlorës, Edison Harizaj sot në News24.

I pyetur nga Lala nëse vrasja e Harizajt tronditi botën e krimit duke prishur balancat dhe partneritetet që ishin krijuar, Bregu tha se krimi në Shqipëri është lokalist dhe viktima ka qenë i fort vetëm për qytetin e Vlorës.

“Dy momente bie dakord kur thotë se Edison Harizoaj u bë i njohur për shkak të lidhjeve brenda burgut dhe më pas dominoi krimin në Vlorë dhe qytete të tjera. Një grup në Durrës nuk mund të bëjë ligjin në Vlorë. Ky ishte bosi i Vlorës, por ne jemi lokalist. Edhe grupi më i fuqishëm i krimit sot për sot në Shqipëri s’mund të bëjë të fortin në Përrenjas se s’të lë ai që ka territorin atje. Po grupet kriminale janë lokaliste, por kërkojnë partnership”, u shpreh Bregu.

Edhe Artan Hoxha e mbështeti mendimin e kolegut duke iu referuar me humor një shprehje të vjetër popullore.

“Se unë dhe Koli jemi nga e njëjta zonë. Në zonën tonë pleqtë thonë, në fshat të huaj të çan dhe macja”, tha Hoxha, duke lënë të kuptohet se bandat kriminale në Shqipëri kanë frikë të dalin përtej territorit të tyre nëse nuk krijojnë aleanca.

Më tej ai shtoi se Edison Harizaj ishte vetë një grup kriminal.

“Ai ishte grup vetë. Ai më të fuqishëm se vetja nuk njihte njeri, mund të kishte ndonjë aleancë ai”, theksoi Hoxha.

Ndërsa Bregu shtoi se “filmi i Toto Rinës është më i pari në Shqipëri sepse aty shohin veten dhe mënyrën si të menaxhojnë armikun, si ta njofin skenën”.

“Të pazbardhura vrasjet e tij nuk mund të jenë pasi ai ka bashkëpunuar me dikë dhe ka qenë në vrasje me dikë tjetër. Kemi një komedi të famshme ne të Qazim Mulletit që thoshte se edhe unë me 3 muaj në burg do isha bërë kriminel. Nëse futesh në burg dhe je prezent me ata që janë personazhe kryesore të botës së krimit në Shqipëri. Ti i bashkëngjitësh atyre ditë pas dite dhe krijon standart tjetër për jetën dhe armiqtë. Këta quhen të dyshuarit e përhershëm, pasi ndodh një ngjarje. Edhe në komunizëm po të ndodhte një vjedhje, shihehin të gjithë hajdutët e skeduar. Për vrasjen e Skerdilajd Konomit në momentin që ndodhi në Vlorë, me shpërthim dhe ne ecje, kush do dyshohej se kishte mundësinë ta bënte këtë. Padyshim që s’vinte nga jashtë. Ajo Vlorë që është aq e madhe, është e vogël, pasi të gjithë duan të dinë se kush bën çfarë. Pasi doli nga burgu kishte background tjetër. Kur doli nga burgu historia e krimit në Shqipëri kishte ndryshuar sepse fiks në 2009 Shqipëri pas liberalizimit të vizave, filloi dhe ndryshimi dhe ne nga banda të armatosura kaluam në grupe kriminale”, shtoi gazetari Bregu.

Ai gjithashtu hodhi dyshimin se vrasja mund të ketë ndodhur prej mungesës së besnikërisë nga njerëzit që e rrethonin dhe këtë pretendim e lidhi dhe me dëshmitë e dhëna së fundmi nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

“Ata mund të harxhojnë para me femra por njerëzit e besuar harrojnë t’i japin copën e duhur. Nëse ti nuk paguan njeriun tënd më besnik atëherë t’i je gjithmonë në rrezik. Ne kujtojmë se këta kanë 40-50 milionë por këta vriten për 70 mijë euro”, tha Bregu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu