Xhaka e mbyll kapitullin me Rejën

0

Taulant Xhaka mbyll kapitullin me kombëtaren shqiptare. Trajneri, Edi Reja, nuk e fton më sa ai të të jetë pjesë e kombëtares.

Xhaka i ka thënë jo për herë të pestë trajneri Reja dhe pas një tjetër refuzimi italiani ka vendosur ta fshijë emrin e tij nga lista e futbollistëve që monitoron.

Edhe në takimet e shtatorit Xhaka refuzoi ftesën e stafit teknik duke argumentuar se vuante nga një dëmtim. Por e vërteta rezultoi ndryshe.

Deri më tani në këtë sezon 30-vjeçari ka grumbulluar 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Baselit, ndërsa ka shënuar edhe një gol në kupën e Zvicrës.

Në fakt Xhaka është një karakter i vështirë për tu menaxhuar, edhe gjatë periudhës De Biasi, pas prezantimit dinjitoz në Euro 2016 në Francë, Xhaka pati një përplasje me ish-teknikun italian për zëvendësimin gjatë ndeshjes me Zivcrën.

Babai i tij më vonë mohoi lajmin, por ishte vetë Xhaka që pas disa muajsh e konfirmoi përplasjen me teknikun, duke deklaruar se sa të ishte De Biasi në krye të Shqipërisë, nuk do të luante më për kombëtaren.

E njëjta skenë përsëritet edhe sot. Ndryshimi i vetëm është se tani Xhaka nuk ka bërë asnjë reagim në media.

Që kur trajneri Edi Reja mori drejtimin e shqipërisë në 17 prill të 2019-ës, Taulant Xhaka ka luajtur vetëm dy ndeshje me kuqezinjtë.

Ftesat nuk i kanë munguar, por ai ka refuzuar dhe arsyet janë enigmë.

Xhaka debutoi me kuqezinjtë në 7 shator 2014 dhe nga ajo periudhë ka grumbulluar 30 ndeshje me kombëtaren dhe 1 gol.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu