Yuri Kim: Vizitë frymëzuese, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e dashuroj Shqipërinë

0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë një vizite sot në Vlorë ka zhvilluar një takim me shoqërinë civile atje.

Kim përmes një postimi në Facebook shkruan se SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor.

Po ashtu, ambasadorja shtron se sa më shumë vende të viziton, sa më shumë njerëz që takon, aq më shumë e dashuron Shqipërinë.

Yuri Kim: Vizitë frymëzuese në Vlorë, Risili & Fier. Drejtuesit e shoqërisë civile më thanë se si ata kishin kapërcyer sfidat e Covid-it për të vijuar punën e tyre. Pashë se si SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor. Më lanë shumë përshtypje të rinjtë të cilët diskutuan se si planifikojnë të ushtrojnë të drejtën për të votuar për herë të parë në jetën e tyre, cilat janë shqetësimet e tyre dhe çfarë shpresojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Sa më shumë vende të vizitoj, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e dashuroj Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu