Zbulimi i naftës në Shpirag, Edi Rama: Bum ekonomik për Shqipërinë. Ka cilësinë e naftës ‘Premium’ të Arabisë

0

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat, sa i takon kërkimeve për nxjerrjen e naftës në Shpirag. Rama thotë se pas një punë 10-vjeçare shpimi ka arritur në 6002 metra në thellësi të tokës.

Kreu i qeverisë tha se është prekur një rezervë e madhe naftë e cilësisë së lartë dhe sipas analizave krahasohet me naftën premuim të Arabisë Saudite.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se investimi total do të shkojë në 7 miliardë euro.

“Investimi, nis me 3 miliardë euro dhe deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, pasi do të nisë puna për një sërë shpimesh për të krijuar kompleksin e nevojshëm për nxjerrjen e kësaj pasurie është 7 miliardë investim në vendin tonë.

Parashikon ndërtimin e infrastrukturës .. ndarjen në gaz, naftë e sulfur dhe e treta ka një rëndësi të veçantë se krijon bazë”.

Taksat që do mblidhen çdo vit nga nxjerrja e naftës në Shpirag dhe që parashikohet të jenë qindra milionë dollarë në vit qeveria planifikon t’i administrojë ato nga Fondi Sovran.

Gjithashtu është konsultuar dhe me fondin sovran të Norvegjisë.

“Fondi Sovran do të ketë profil që do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe balancimin e barrës së tmerrshme të trashëguar nga e kaluara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan e punuan në këtë vend e nuk patën pjesën e tyre dhe të atyre që lindin dhe kanë të dretjën të kenë pjesën e tyre.

Fondi sonvran është fond investimesh që një pjesë e të ardhurave i vendos për të shumëfishuar në tregun ndërkombëtar. Po punojmë me qendrën për zhvillim ndërkombëtar në universitetin e Harvardit. Fondi sovran serioz dhe me pergjegjesi të madhe”.

Rezerva është aty, në 2002 km në thellësi të tokës. Është prekur rezerva pas një eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave, si rezultat i formacionit gjeologjik. Ende nuk është cekur uji, që është nën rezervën, ç’ka prezumon që madhësia e rezervës mund të jetë edhe më e madhe. Nuk flasim dot për shifra konkrete. Informacionet në këtë fazë janë, jo vetën konfidenciale, por pa marrë rezultatin e testit final që përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie është e arsyeshme nga pikëpamja financiare. Nëse do ishte më i kushtueshëm se sa përfitimi, kuptohet që rezerva mbetet aty për një kohë tjetër kur teknologjia mund të avancojë në përmasa që sot nuk janë. Edhe pse Shell ka përdorur teknologjinë më të fundit. Testi do nisë në tetor dhe rezultatet bazohen në ndjekjen e qëndrueshmërisë së fluksit që del mbi sipërfaqe. Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë, hëra e parë që kjo ndodh në vendon tonë. Sipas analizave të bëra në Holandë është naftë e së njëtës cilësi të naftës premuim të Arabisë Saudite.’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu