Zbulohet “shtëpia e barit” në qytet, arrestohen katër shtetas. Çfarë gjeti policia në banesë

0

Tiranë – Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar “Kimisti”

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë.

Kishin përshtatur banesën si një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 4 persona.

Sekuestrohen paisjet e montuara në banesën e pershtatur për kultivimin e bimëve narkotike,fara dhe fidanë canabis, 2 automjete dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Strukturat e DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit si rezultat e një punë disa mujore kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Kimisti” në kuadër e të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, të shtetasve : Ervin Shametaj., 30 vjeç, Gerhard Duro., 37 vjeç, Skënder Ismaili., 44 vjeç dhe J. V., 17 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi E. Sh., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën fidanë të dyshuar narkotik kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, fara kanabisi dhe 1 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në automjetet me të cilën këta shtetas qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here