Zëvendësministri i Greqisë:”Askush nuk do të hyjë në vend nëse rezulton pozitiv”.

0

Zëvendësministri i Greqisë për Mbrojtjen Civile, Nikos Hardalias, në një konferencë për shtyp është shprehur se nga e hëna asnjë person që rezulton pozitiv ndaj Covid nuk do të lejohet të hyjë në tokat greke dhe asnjë i huaj nuk do të lejohet të hyjë në komunitetin monastik të Mt. Athos në Greqinë veriore.
Të dyja masat do të hyjnë në fuqi në ora 6 të mëngjesit sipas kohës lokale të hënën.
Rajonet që vazhdojnë të paraqesin shifra alarmante të infeksionit janë Drama, Imathia, Florina, Pella dhe Pieria, të gjitha në Greqinë veriore, shtoi ai.
Greqia regjistroi 98 vdekje të reja nga koronavirusi të premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.804.
Masat bllokuese mbarëkombëtare janë vendosur në vend që nga 8 nëntori, të cilat fillimisht pritej të hiqeshin më 30 nëntor, por me rritjen e infeksioneve dhe fataliteteve, autoritetet zgjatën datën të paktën deri më 14 dhjetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu