Zëvendësoi kontrollorët me turq?! Rama: Ilir kam një lajm të keq për ty…

0

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhbllokimit të situatës në Rinas, ku thotë se ky është një lajm i keq për presidentin Meta, të cilin e thërret në emër.

Rama thotë se nga sot do të vijnë në vendin tonë vaksinat që ishin parashikuar të mbërrinin dje, dhe Metës dhe Berishës nuk i doli planit për bllokimin e vendit.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!

Në kullën e vrojtimit të Albcontroll në Rinas shihen disa persona, që pritet të mundësojnë rifillimin e fluturimeve esenciale, ndërkohë që nuk dihet se kush i ka certifikuar në marrjen e kësaj detyre, që nga vetë qeveria është konsideruar si një çështje e sigurisë kombëtare.

Në kullë nuk është asnjë prej kontrollorëve shqiptarë, tre prej të cilëve janë sot të arrestuar, ndërkohë që ministrja Belinda Balluku nuk dha detaje se kush po kryen detyrën sot në Rinas.

Burime bëjnë me dije se nuk përjashtohet që kontrollorët që janë ngjitur sot në kullë të kenë ardhur nga Turqia, si një ndihmë e presidentit Erdogan për mikun shqiptar Edi Rama.

Ndërkohë që edhe pse përbën një çështje të një rëndësie të tillë, askush nuk e di në momentet që flasim se në dorën e kujt ka mbetur hapësira ajrore shqiptare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu