Zgjedhje 2021/ Ecuria e procesit të votimit në Librazhd

0

Gazetarja e InfoWebTV,Besiana Biçaku ka raportuar nga Librazhdi ecurinë e procesit të votimeve.

Raportimi është bërë live nga palllati i kulturës Qani Halili me numër votimi 2704/1  i përket KZAZ-së numër 52 Bashkisë Librazhd.

Sipas informacioneve të marra,procesi i votimit po vazhdon normalisht.Deri më tani nuk janë regjistruar incidente.Parregullsitë e vetme ishin si ato të Elbasanit si për shembull: makineria nuk regjistron kartën e identitetit,pashaportën apo shenjën e gishtit.Problematikat nuk kanë penguar zhvillimin e procesit të votimit.

Para pak minutash në qendrën e votimit 2704/1 ka pasur një shkëputje energjie elektrike,e cila ka penguar procesin e votimit për pak minuta,derisa energjia elektrike u rikthye.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu