Zgjedhje 2021/ Përfundon procesi i votimit në burgun e Drenovës

0

Përfundon procesi i votimit në burgun e Drenovës në Korçë.Në total nga 465 të dënuar, kanë votuar 110 të dënuar, ndërkohë që 183 të tjerë nuk kanë mundur dot. Kjo pasi i ka kapur ligji i dekriminalizimit.

Po ashtu mësohet se 158 të tjerë nuk kanë votuar sepse s’kanë qenë të pajisur me karta identiteti dhe për shkak të pamundësisë ekonomike nuk kanë mundur të aplikojnë për mjetin e identifikimit.

Kujtojmë se procesi i votimit në mbarë vendin përfundon në orën 19:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu